-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan t’i shpëtonin policisë, 14 persona bien në pranga për korrupsion

Kryesoret

Një 37-vjeçar ka rënë për herë të dytë në duart e policisë për të njëjtën vepër penale. Ai ishte me arrest shtëpie për korrupsion ndaj personave me funksion publik, por është kapur duke qarkulluar me motor.

Ai ka tentuar sërish të korruptoi policinë pasi u kap.

 “E. M. ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofuar atyre një shumë parash, duke qenë se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë,” ka njoftuar policia.

Po ashtu dhe 14 persona të tjerë janë vënë në pranga po për këtë vepër penale brenda 24 orëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar 14 shtetas, nga këta: 8 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; 3 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi; 2 shtetas, pasi duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë mjetet kanë dalë nga rruga; 1 shtetas, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit