Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm bëri thirrje sot që nesër për një orë të mbyllen shërbimet dhe të protestojnë në shenjë pakënaqësie kundër qeverisë.
“Çmim i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave.
Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë, që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00.
Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhu drejtpërdrejt me konsumatori”, thanë përfaqësuesit.
Tre janë pakënaqësitë kundër qeverisë.
1-Të hiqet nga paketa fiskale pika që rrit gjobat 2-3 herë.
2-Mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj.
3- Të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.