Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në San Giorgio Monferrato, Itali, ku mësohet se një 42-vjeçar shqiptar ka vdekur tragjikisht teksa ishte duke punuar në një banesë.
Sipas policisë italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orë 15:00. Ai ka rënë nga çatia e një shtëpie në të cilën po punonte. Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital nga kolegët e tij, por nuk arriti të mbijetonte.
Mësohet se 42-vjeçari u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash, ndërkohë Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.