Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar publikisht evakuimin e civilëve nga pjesët e Khersonit të pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore.
Forcat e Kievit kanë avancuar në mënyrë të qëndrueshme në qytetin strategjik.
Putin tha se njerëzit që jetojnë në zona të rrezikshme duhet të largohen pasi “popullsia civile nuk duhet të vuajë”.
Të paktën 70,000 njerëz raportohet se janë zhvendosur tashmë nga Kherson – i vetmi qytet i madh i fituar nga Moska që kur trupat e saj pushtuan në shkurt.
Civilët në rrezik nga bombardimet dhe sulmet duhet të “largohen”, tha Putin, gjatë festës së Ditës së Unitetit në Sheshin e Kuq të Moskës.
Kievi akuzon Rusinë për deportimin me forcë të civilëve ukrainas, gjë që konsiderohet një krim lufte edhe pse Moska e mohon këtë.