-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Plani i targave “rrezikon” ta zmbrapsë integrimin e veriut

Kryesoret

Qeveria e Kosovës është dashur t’i dëgjojë sugjerimet e vendeve partnere, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, lidhur me vendimin e saj për targat, thonë deputetë të opozitës dhe ish-diplomatë kosovarë.

Këtë mund ta bëjë edhe tash, thonë ata, edhe pse më 1 nëntor ka nisur zbatimi në faza i këtij vendimi.

Vendimi në fjalë parasheh riregjistrimin e makinave me targa që i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës, e që konsiderohen të paligjshme.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kërkon që makinat me targa të tilla, që qarkullojnë kryesisht në veriun e banuar me shumicë serbe, të riregjistrohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Qeveria e Serbisë, e cila ushtron ndikim mbi serbët në veri të Kosovës, kundërshton, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Verën e kaluar, çështja ka shkaktuar tensione në veri, për ç’gjë edhe është shtyrë zbatimi i vendimit për disa kohë.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar që zbatimi të shtyhet edhe për dhjetë muaj të tjerë, ndonëse kanë theksuar se Kosova ka të drejtë në këtë vendim.

Pavarësisht kësaj kërkese, Qeveria ka nisur zbatimin e planit të saj më 1 nëntor. Faza e para e tij parasheh qortimin e shoferëve me targa të paligjshme, e dyta gjobë dhe e treta targa provuese.

Nga 21 prilli, sipas vendimit të Qeverisë, në qarkullim do të lejohen vetëm makinat me targa RKS.

Të enjten e 3 nëntorit, drejtori rajonal i policisë në veri të Kosovës, Nenad Gjuriq, u pezullua nga puna, për shkak të, siç u tha, refuzimit për të zbatuar planin e Qeverisë për targat.

Ky vendim i institucioneve të Kosovës u dënua nga Beogradi zyrtar, ndërsa Lista Serbe – partia kryesore e serbëve të Kosovës – paralajmëroi braktisjen e institucioneve të Kosovës në veri.

Qeveria e Kosovës, deri më tash, nuk ka dhënë ndonjë sinjal për shtyrje të mundshme të vendimit për targa, ndërsa sa i përket kërkesës së komunitetit ndërkombëtar, më herët, ka thënë se “është treguar konstruktive dhe kreative në adresimin e brengave që ndajnë për rajonin” aleatët e saj./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit