Pas deklaratave të zyrtarëve britanikë dhe artikujve të shumtë që kanë qarkulluar ditët e fundit ku emigrantët shqiptarë janë konsideruar si kriminelë dhe të paligjshëm komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar protesta.
“Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”, është motoja e këtij tubimi të emigrantëve.
Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe do të protestojnë më 12 nëntor ora 10:30 në Westminster Bridge.









