-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllen primaret e PD-së në Tiranë, të hapura Durrësi e Elbasani

Kryesoret

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka vendosur që të mbyllë mbrëmjen e sotme, në prën 20:00 procesin e marrjes së së propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan.

Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se pas orës 20.00, degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fizikisht pranë KOKOE, informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dolumentacionin e dorëzuar pranë tyre. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, KOKOE do të bëjë publike emrat e kandiduar/vetëkandiduar ditën e hënë, nesër, më 7 nëntor.

Ndërsa për degën e Durrësit ka pasur një shtyrje afati deri më 8 nëntor. Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet.

Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi  kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën.

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën.

Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit, ndërsa Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit