Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat ka akuzuar la akuzuar Erjon Veliajn se e ka kthyer bashkinë jo vetëm në lavatriçe të pastrimit të parave, por dhe në një strukturë gjobvënie ku grabiten qytetarët.
“Erion Veliaj e ka kthyer Bashkinë e Tiranës jo vetëm në lavatriçe të pastrimit të parave, por dhe në një strukturë gjobvënie ku grabiten qytetarët.
Bashkia Tiranës, pas 8 vitesh administrim nga Erion Veliaj ende nuk siguron ujin e pijshëm për banorët e kryeqytetit me gjithë rritjen stratosferike të çmimit të ujit dhe premtimin që për 4 vite Tirana do të kishte 24 orë ujë.
Po ashtu problematika me trafikun dhe infrastrukturën në Tiranë vijon të mbetet problem shqetësues.
Përtej disa investimeve, që Erion Veliaj i përdor për fasadë, shumica e lagjeve dhe rrugicave në qendër por sidomos në periferi të Tiranës janë në mëshirë të fatit.
Bashkia e Erion Veliajt ka hartuar për 2023 një megabuxhet me plot 250 milionë euro fonde.
1/3 e tij ose 80 milionë euro shkon vetëm për pagat e administratës së fryrë të bashkisë, e cila është kthyer në një zyre pune për militantët partiak dhe patronazhistët për t’i përdorur në fushatën e radhës.
Por në këtë buxhet bashkia nuk parashikon asgjë për të ulur nivelin e ndotjes që po merr çdo ditë jetë njerëzish.
Ndaj është momenti që më mbështetjen e qytetarëve të kthejmë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës, të kthejmë Këshillin Bashkiak në Parlamentin e qytetit ku përcillet zëri i tyre, ku rritet transparenca dhe hapet bashkia për të gjithë banorët e Tiranës. ” tha ndër të tjera Braimllari.