Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas një deklarate të kreut të PD-së Sali Berisha për median britanike Daily Mail ku ai thoshte se “Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Europë”.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë”.
Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë! pic.twitter.com/TP6AJGRdr4
— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2022