Të paktën 15 mijë njerëz kanë ndërruar jetë nga moti i nxehtë në Evropë në vitin 2022.
Kështu ka bërë me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndër vendet më të prekura renditet Spanja dhe Gjermania. Bazuar në të dhënat e deritanishme, vlerësohet se të paktën 15 mijë njerëz vdiqën veçanërisht për shkak të motit të nxehtë në vitin 2022”, ka deklaruar drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Në 30 vitet e fundit, temperaturat në Evropë janë rritur më shumë se dyfishi i mesatares globale, referuar një raporti të Organizatës Botërore Meteorologjike.
Ai ka paralajmëruar se, teksa trendi i ngrohjes vazhdon, nxehtësia e jashtëzakonshme, zjarret, përmbytjet dhe pasoja të tjera të ndryshimeve klimatike do të ndikojnë në shoqëri, ekonomi dhe ekosisteme.
Kështu, nga viti 1991 deri në vitin 2021, temperaturat në Evropë janë ngrohur me një normë mesatare prej rreth 0.5 gradë Celsius në një dekadë.
Në vitin 2021 ngjarjet me ndikim të madh të klimës çuan në qindra viktima, prekën drejtpërdrejt më shumë se 500 mijë njerëz dhe shkaktuan dëme ekonomike që tejkalojnë 50 miliardë dollarë.