-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banesa e “ferrit”! Flet i “çmenduri” që ngujoi familjen: Kjo është arsyeja që i mbylla 6 vite

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja dramatike që u zbulua dje në Tiranë, ku kryefamiljari Xherxh (Gjergj) Laçi, prej 6 vitesh nën kërcënimin e dhunës dhe të armëve të ftohta, mbante të ngujuar fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshorten.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, 50-vjeçari, Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Dhunonte edhe bashkëshorten e tij, duke e kërcënuar që të mos dilte nga shtëpia.

Por përpara drejtësisë e ka mohuar dhunën. Ai ka deklaruar se nuk i ka lejuar që të dilnin për shkak se kishte frikë se mos infektoheshin. “Nuk i kam dhunuar. Kam ndjekur parimet fetare, nuk i lejoja që të dilnin për t’i mbrojtur nga e keqja.

I mbrojta djemtë që të mos dilnin, mos infektoheshin dhe të mos nisin drogën” deklaroi ai. Por gruaja dhe fëmijët u shprehën se “na dhunonte sistematikisht”.

Vetë dilte vetëm ditën e premte për t’u falur. Familje jetonte në kushte të rënda ekonomike. Sipas dëshmitarëve Laçi dilte vetëm për faljen e xhumasë (të premtes), por prej 6 muajsh nuk dilte më as vetë nga banesa.

Dy fëmijët prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia, ndërsa gruaja kishte 6 vite që rrinte e mbyllur. Pas informacioneve policia ndërhyri duke e arrestuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit