Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorët e degës nr 9 të Tiranës. Sipas Berishës, ne sot kemi përballë armikun më të egër të shqiptarëve, ndërsa shtoi se Rama sillet si persekutor i shpifur.
‘Të dashur demokrat dhe demokrate, të degës 9 të PD të Tiranës. Demokrate të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj për këtë pritje të zjarrtë dhe shpreh besimin tim se secili prej jush, në këtë sallë, se demokratët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, janë sot më të vetëdijshëm, më të vendosur, më të guximshëm se kurrë, për ti dalë zot, lirive të drejtave, dinjiteti të tyre dhe mbarë shqiptarëve, për ti dal zot interesit kombëtar të këtij vendi dhe këtij kombi.
Sot ne kemi përballë pa asnjë mëdyshje armikun më të egër të qenies së shqiptarit dhe shqiptarëve pas Enver Hoxhës në historinë tonë kombëtare. Edi Rama, është kryeministri i cili sillet ndaj shqiptarëve sikur të përfaqësonte një fuqi armike të tyre dhe jo qytetarët shqiptarë. Sillet si një persekutor i shpifur ndaj çdo qytetari kundërshtar, sillet si një kolonizator ndaj mbarë shqiptarët, përfshi këtu dhe shumicën dërmuese të socialistëve shqiptar.
‘Të përgatitemi t’i japim përgjigjen armikut’/ Berisha: Rama e ka vendin në burg të paktën 50 vjet!
Rama është një armik, i fëmijëve tuaj, i fëmijëve të shqiptareve. Para jush unë takova një grup të gjerë prindërish të kopshtit Zybeite Hanim, e 250 fëmijë të mbyllur në një akt të turpshëm, në një akt çnjerëzor, nga Edi Rama me urdhër të një udhëheqësi të vendit tjetër. Ky akt, e them dhe këtu, është akt më çnjerëzor që mund të bëjë një qeveritar, ai i cili nuk stepet nuk dorëzohet, para një fëmije, ai s’ka asgjë të përbashkët me njeriun. Do ju rikujtojë një skenë, nga Viktor Hygo.’, tha Berisha.