-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Të përgatitemi t’i japim përgjigjen armikut’/ Berisha: Rama e ka vendin në burg të paktën 50 vjet!

Kryesoret

Ish-kryeministri Berisha mbajti këtë të hënë një takim me demokratët e Njësisë numër 9 në Tiranë. Në fjalën e tij Berisha theksoi se korrupsioni i qeverisë Rama është galopant.

Ai tha se me të gjithë korrupsionin që Rama ka bërë Meriton 50-vite burg, nëse do të ekzistonte drejtësia. Por sipas tij drejtësia është kapur përmes reformës nga kryeministri Rama.

‘Ky po shfaros shqiptarët. Shqiptarët po largohen nga varfëria. Nga se vjen varfëria u them këtyre gazetarëve. Pse nuk largoheshin para 7-8 vjetësh? Para 7-8 vjetësh kilometri i rrugën ndërtohej me 2 milionë euro, shkolla ndërtohej me 500 mijë- 600 mijë jo 3 milionë e 5 milionë, sa i ndërtojnë sot. Kryeministri para 7-8 vjetësh udhëtonte me linja tregtare dhe klas ekonomik, nuk ndodhte kurrë më përpara që kryeministri të udhëtonte me avion taksi. Është ky që vret shpresën me zgjedhje. Ky nuk bën zgjedhje, na bën karshillëk, ne çdo demokrati, tërmet do bëhej thoshte nga Peshkopia. Ndaj dhe ne do të përgatitemi t’i japim përgjigjen armikut. Armiku është armik. Ju garantoj që përveç fuqisë tuaj, fuqisë së qytetarëve shqiptarë, gjë në botë që ta drejtojë atë nuk ka. Me 1/10 e këtyre që ka bërë e ka vendin në burg, të paktën 50-vite burg. Por drejtësia këtu nuk ekziston. Drejtësia është një repart i Rilindjes së Edi Ramës.’, u shpreh Berisha.

Berisha me banorët e Njësisë 9: Kemi përballë armikun më të egër të shqiptarëve!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit