Seanca për Qerim Ismailin, ish-kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili fshehu dënimin në Greqi ka dështuar.
Ismali rezulton i dënuar me 3 vite në Greqi, por ai nuk e deklaroi këtë gjë në formularin e KQZ-së.
SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg dhe konvertimin e tij në shërbim prove ndaj tij.
Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ku seancën e radhës, e cila do mbahet më 22 nëntor, pritet që prokuroria të lexojë konkluzionet përfundimtare.
Sipas SPAK Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje, në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.