Silvana Hamzai, nëna e Renato Hamzait (Reni i Elbasanit) i zhdukur që në 2014 me lot në sy u shpreh se beson që djalin ia kanë vrarë Denis Xhija i arrestuar disa javë më parë në Ekuador dhe Indrit Shaqja i dënuër përjetë për një vrasje të dyfishtë në Durrës.
“Kush do të ma sjellë Renaton? Që ma vranë” tha nëna duke qarë. “Ky qeni, Indrit Shaqja është vrasës me pagesë”.
Nëna e këngëtarit tha më tej se “harron ky Indrit Shaqja që ka dy djem” duke kërcënuar.
Nëna akuzoi edhe ish-të dashurën e Renit. “E nxori në pritë” tha ajo te emisioni “Pa Gjurmë”.
Një nga pistat është që Reni mund të jetë zhdukur pasi mund të ketë qenë dëshmitar në një vrasje.
Por Silvana Hamzai e mohon. “Ku e morën informacionin që ishte informatori. Nuk është e vërtetë”.
Ku e hodhën këngëtarin e Elbasanit? Dëshmia rrëqethëse e nënës: Ma ndjeu zemra
Më datë 25 prill 2015, pak muaj pas zhdukjes së këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, e cila i përket një personi ende të paidentifikuar.
Ndërkohë, veprimet e ndërmarra së fundmi nga autoritetet, zhvarroja e eshtrave, ka shpresa se mund të çojnë në zbardhjen e fatit të 21-vjeçarit Renato Hamza, pasi dyshohet se i përkasin atij.
Me zhvarrosjen e kryer të mërkurën e kaluar, zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut.