Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me përfaqësuesit e kopshtit Turgut Ozal ka zbuluar lëvizjen e radhës së Erdoganit në Shqipëri.
Ai është shprehur se presidenti turk do të kërkojë ndryshime në Komunitetin mysliman.
“Ç’punë kanë fëmijët, me politikat e Turqisë. Shikoni kur ky merr një vendim për të mbyllur kopshtin e 250 fëmijëve, prisni ju çfarë do të ndodh tani me Komunitetin Mysliman.
Por unë këtë të kopshtit quaj më të rëndësishme, kjo është e papranueshme. Është akt terrorizmi për psikologjinë e fëmijëve.
Ka ndërtuar një xhami dhe kërkon të sundojë një Shqipëri. Për atë xhami do t’ia japim paretë një më një” u shpreh ai.