-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stano për situatën në Veri: Mund të ketë pasoja edhe për Rajonin

Kryesoret

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se prioritet në rastin e Kosovës dhe Serbisë është deeskalimi në terren sepse në të kundërtën, sipas tij, mund të ketë pasoja jo vetëm për Beogradin dhe Prishtinën, por edhe për Rajonin

“Sa herë që ka destabilitet lokal, eksportohet në rajon dhe më të gjerë. Askush nuk mund të parandalojë incidentet fatkeqe. Kjo është diçka që nuk mund ta përballojë as Evropa, as Kosova as Serbia dhe as rajoni”, tha Stano për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Stano u bëri thirrje palëve që të marrin përgjegjësi dhe të gjejnë një zgjidhje

Tërheqja përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, për Stanon, s’është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale por “ka potencialin që tensionet të përshkallëzohen në terren”.

Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje Serbisë dhe Listës Serbe që të respektojnë obligimet e tyre dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat që kanë marrë përsipër, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit