-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra në mal, vëllai i viktimës tregon detaje rrëqethëse: Preu këmbën dhe…

Kryesoret

Disa detaje të reja janë zbardhur nga gjetja e trupit të pajetë në mes të pyllit të Ylli Meres.

Vëllai i viktimës është shprehur se 51-vjeçari u largua për të prerë dru në mal dhe nuk dha shenja jete për tre ditë të tëra

“Vëllain e gjetën të vdekur në mal, kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru, ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por kemi dëgjuar që i është prerë këmba, aty e kanë gjetur sharrën elektrike me motor” thotë ai.

“Kanë punuar bashkë me njeriun që ka shkuar në mal, por nuk di gjë më shumë, në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë, presim të mësojmë më shumë nga policia që po vijon hetimet,” shtoi Merja.

Ylli Mera u gjet në gjendje të mjerueshme dhe pranë trupit të tij të pajetë kishte shenja gjaku, si pasojë e plagës me sharrë elektrike në kofshë.

Siç raportojnë banorët e fshatit, 51-vjeçari e njihte dhe kishte marrëdhënie shumë të mira me shokun me të cilin kanë shkuar në mal për bërjen e druve.

Viktima dyshohet se do të merrte një shumë si punëtor, ndërsa 59-vjeçari mbante fitimin nga shitjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit