Mëngjesin e sotëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mblodhi në një takim drejtuesit e partive më të mëdha opozitare për t’i informuar për tensionet me Serbinë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Kurti u shpreh se atij i kanë kërkuar që të ketë koordinim të plotë me aleatët për të zgjidhur situatën e krijuar në veri të vendit.
“Duhet të ulesh dhe të marrësh vendime të përbashkëta. Mos të ketë zgjedhje mes ligjshmërisë dhe aleatëve sepse atëherë kemi bërë gabim.
Të mos e shndërrojmë në çështje politike të brendshme, duhet të jemi unikë, por në këtë unitet të jemi bashkë edhe me aleatët ndërkombëtarë, përndryshe çdo situatë e re do të jetë në përgjegjësinë e Kurtit.
Nuk kuptuam diçka të re dhe s’pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen në veri të vendit. S’pamë ndonjë lëvizje apo gatishmëri” tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha më tej se nuk ka marrë siguri lidhur me situatën në veri të vendit. “Nuk mora siguri se Qeveria e din se çfarë veprime duhet ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll”, ka thënë Krasniqi.
Dal nga ky takim jo shumë i sigurt që qeveria e kryeministri e dinë në çfarë rrugë kanë hyre dhe si do të ruajnë Kosovën dhe territorin e saj ashtu siç e kemi pas”, ka thënë Krasniqi. Në takim ishte edhe Ramush Haradinaj, por që u largua pa mbaruar.