Kokaina u transferua në një kamion që transportonte dru zjarri, ndërkohë që dy drejtuesit e mjetit të tonazhit të rëndë, një 24-vjeçar dhe një 36-vjeçar janë arrestuar. Gjithashtu, u arrestua një 20-vjeçar, i cili ishte përgjegjës për t’i njoftuar se ku kishte rënë droga që ishte hedhur nga avioni.

Sipas Guillermo Maciel, nënsekretar i Ministrisë së Brendshme, kokaina e sekuestruar kap vlerën e tre milionë e gjysmë dollarëve në tregun vendas: “Po të ndahej në doza në tregun kombëtar, arrin në shtatë milionë dollarë” dhe “E njëjta drogë e vendosur në Europë është 15 milionë dollarë”.

Nënsekretari tregoi se droga me shumë gjasa nuk do të qëndronte aty, pasi ishte e cilësisë së pastër. Deri më tani nuk dihet se nga vinte kokaina.

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e grupit kriminal.