-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daçiç takohet me ministrin grek, ky i fundit i kërkon të shmangin tensionet me Kosovën

Kryesoret

Greqia është e përkushtuar për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pas një takimi që e pati me kryediplomatin serb, Ivica Daçiç në Athinë.

Nikos Dendijas, pas takimit me Daçiçin, në një konferencë të përbashkët për media, tha se çdo vendim duhet të merret në kuadër të një dialogu të përbashkët dhe shtoi se është e nevojshme të shmangen tensionet.

Ai tha se Greqia është gjithmonë në favor të dialogut konstruktiv me respektimin e ligjit ndërkombëtar.

“Ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithëve dhe e dimë se edhe Serbia e respekton këtë”, tha Dendias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit