Presidenti Bajram Begaj është kujtuar pas një jave për të reaguar për deklaratat e ministres së Brendshme britanike për “pushtimin” nga shqiptarët.
“Nuk jam dakord me deklaratat e bëra nga ministrja e Brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etiketohen si pushtues për faktin qe shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në botë” tha ai nga Kukësi.
Begaj kishte dy kërkesa për qeverinë britanike. “I kam kërkuar qeverisë së Britanisë që investimet në Shqipëri t’i bëjë në zonat ku ka më shumë emigrantë. Të evidentohet problemi dhe të gjendet rrugët për ta përballuar.
Kërkesa ime është që investimet e qeverisë angleze të bëhen që të jenë të prekshme, jo këshillime. Kërkoj hapjen e një mini-konsullate angleze në Kukës që shqiptarët të ikin me viza si punëtorë sezonalë” tha ai.