Tetë persona janë vënë në pranga pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi mes 5 kompanive për të shmangur detyrimet e TVSH-s në shtet. Ata arritën të përvetësonin një shumë prej 571 milionë lekësh.
Mësohet se prokuroria ka shpallur fajtor: Ali Agollin, Tahir Afmataj, Enis Xhaferrin, Ben Cakën, Roland Avdon, Ardi Xhaferrin dhe Regan Merdanin.
Këta persona janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës së tyre si sipërmarrës apo administrator. Po ashtu ata janë dënuar nga 9 muaj deri në 4 vite burg.
Prokuroria ka bërë me dije se ata tërhiqnin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.