Shqipëria është përzgjedhur si organizatore e kampionatit Europian 2027 U-21.
Kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë mesazhin e ambasadorit të FSHF për Euro 27 Andi Lila, i cili shprehet se kjo përzgjedhje është një nderë për vendin tonë. Rama shprehet se kjo finale do të mikëpritet në arenën kuqezi të Air Albania Stadium.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.