-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha me demokratët e degës nr.4: Shqipëria e Edi Ramës renditet 4 vende më poshtë se sa renditej Partia Komuniste e Vietnamit!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban mbrëmjen e kësaj të mërkure një takim me simpatizantët në degën 4, ku të pranishëm ishin edhe Edi Paloka, Gent Strazimiri dhe kryetari i degës 4, Astrit Kaso.

Në nisje të fjalës së tij, ish-kryeministri përmendi protestën e 12 nëntorit, duke theksuar se nga kjo lëvizje dhe në vijim, shqiptarët do të nisin betejën kundër armikut më të rrezikshëm që kanë patur në histori pas Enver Hoxhës.

“Të dashur demokratë dhe demokrate të degës 4, të nderuar miq! Ju përshëndes dhe ju falënderoj për pritjen e zjarrtë në prag të një ngjarjeje të madhe që po e pret me padurim çdo shqiptar, protestën e 12 nëntorit, që do të dredhë në themele regjimin e kalbur të Edi Ramës dhe bandës që e shoqëron. Më 12 nëntor dhe në vijim, shqiptarët nisin betejën kundër armikut më të rrezikshëm që kanë patur në histori pas Enver Hoxhës. Përballja me Enver Hoxhën dhe regjimin e tij monist që po vjedh çdo ditë në mënyrën më të papërmbajtur shqiptarët është rruga drejt fitores, rruga drejt rikthimit të demokracisë në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

‘Lekët ia merr qytetarëve e nuk ua kthen’/ Berisha: Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe!

Më tej, ai iu referua edhe renditjes së javës së kaluar të vendeve në raport me treguesit e shtetit ligjor duke thënë se gjatë qeverisjes së kryeministrit Rama, qytetarët shqiptarë nuk gëzojnë liritë dhe të drejtat sa nuk gëzonin vietnamezët në regjimin komunist të Vietnamit.

“Sot, për fatin më të keq të shqiptarëve, ata janë qytetarë që nuk gëzojnë liritë dhe të drejtat sa nuk gëzonin vietnamezët në regjimin komunist të Vietnamit. Në renditjen e javës së kaluar vendeve në raport me treguesit e shtetit ligjor, Shqipëria e Edi Ramës renditet 4 vende më poshtë sa renditet partia komuniste e Vietnamit. Këtu e katandisi Shqipërinë Edi Rama”, shtoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit