-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Lekët ia merr qytetarëve e nuk ua kthen’/ Berisha: Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe!

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar buxhetin 2023 i cili u diskutua sot në Kuvend. Sipas Berishës, buxheti është rritur për shkak të dyfishimit të TVSH-së.

Gjatë një takimi me banorët nr.4 të Tiranës, Berisha tha se Rama po ia merr lekët qytetarëve dhe nuk ua kthen në formën e mbështetjes.

‘Paratë nuk janë trashëgimi e Edvin Kolekës, e as para të prodhuara nga ndonjë minierë në Surrel. Janë të gjhitha paratë tuaja. Rama ka shfrytëzuar fatkeqësitë jo për të lehtësuar qytetarët gjendjen, përkundrazi, për të rënduar sa më shumë gjendjen. Pllakosi COVIDI. Mijëra qytetarë nuk i shtronin në spital me urdhër të tij, mjekoheshin në shtëpi. Mesatarja, 1 mijë euro mjekimi. Ata që nuk i paguanin, nuk merrnin mjekim. Solli vdekshmërinë e katërt më të lartë në botë tek shqiptarët. Dy herë e gjysmë më të lartë se shtetet e BE-së. Këtë fatkeqësi e shndërroi në superfatkeqësi.

Berisha me demokratët e degës nr.4: Shqipëria e Edi Ramës renditet 4 vende më poshtë se sa renditej Partia Komuniste e Vietnamit!

Sepse kryeministri dhe ministrja vidhnin me tenderat paratë. Në vend që të hapnin shtretër, mbante për tre milionë banorë 670 shtretër ndërsa Kosova mbante 1130 shtretër për 2 mln banorë. Le të marrim luftën në Ukrainë që po thotë. Po bëjmë rezistencë thotë. Vuri bordet komuniste dhe gjithë faturën e paguani ju. Mban çmime më të larta. Ka cinizëm në qëndrimin ndaj jush. Thoshte sot se ka inflacionin më të ulët në rajon. Nëse është inflacioni më i ulëti në Ballkan, gënjen ti apo Eurostat që thotë se ushqimet bazë janë 7-10% më të shtrenjta se vendet e BE-së.

Si mund të jetë inflacioni më i ulët kur nafta shitet me të njëjtin çmim si në Zvicër. Mburrej sot se ka rritur të ardhurat. Nëse dyfishohet TVSH-ja për shkak të çmimit, natyrisht qytetarët i paguajnë. Çfarë bëjnë qeveritë të cilat e kuptojnë, kanë ndërgjegje se ato janë para të grabitura nga qytetarët. Ia kthejnë atyre. Qeveria e Kosovës ia ktheu qytetarëve të saj. 100 euro për pensionistë e studentë. Kështu kthehen, ua kthen bizneseve për të përballuar kostot e naftës. Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe.’, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit