-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati në Kuvend, PD: Sapo Rama kërcënoi Salianjin erdhi njoftimi për gjyqin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u përfshi në debat në seancën e sotme plenare me deputetin Ervin Salianji duke i kujtuar gjyqin që ka në Apel për dosjen “Babale”.

Deputeti reagoi duke e marrë si kërcënim, por Rama i tha se e kishte në tjetër kontekst. Por debateve në Kuvend reagoi zyra e shtypit të PD-së.

Në njoftim theksohet se “Sapo Rama kërcënoi Salianjin me procesin gjyqësor, 20 minuta më pas gjykata njofton mediat për gjyqin në 14:00” .

Por për çfarë njoftimi bëhet fjalë? Zyra e shtypit të PD-së ka publikuar edhe njoftimin për shtyrjen e procesit gjyqësor për të disatën herë.

Për çfarë e “thumboi” Salianjin? Rama: Ti pasionant, sot ke ditë të vështirë

Me poshtë njoftimi i gjykatës:

Pershendeje!      

Sic jeni ne dijeni, sot eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji etj.

Ju informojme se, mbrojtesi i te pandehurit Jetmir Olldashi ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance, per arsye se: 

Nga data 08.11.2020 deri ne date 12.11.2022, ndodhet jashte vendit, per nje udhetim familjar shume te rendesishem te planifikuar shume kohe me pare.

Kjo kerkese, do te vleresohet nga trupi gjykues, gjate gjykimit.

Por përse u dënua Salianji?

Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.

Shkalla e parë e dënoi me një vit burg për dosjen “Babale” me akuzën e kallëzimit të rremë. Nëse Gjykata e Apelit do të konfirmojë vendimin, deputeti Salianji rrezikon burgun dhe prangat do i vendosen në sallën e gjyqit, gjithmonë nëse dënimi nuk konvertohet në shërbimi. Tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit