Eni Dollani është i riu shqiptar nga Gramshi që u gjet i vrarë në bregdetin e Greqisë.
Ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Qepariasia në Peloponez, ku trupi i të riut u gjet nga një banor që po shëtiste në atë zonë.
Trupi i viktimës ishte masakruar me sende të forta dhe ishte groposur. Pas hetimeve, autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së të riut.
Viktima kishte qenë në një lokal me autorët duke konsumuar alkool.
Ende nuk dihet arsyeja që i shtyu autorët të ekzekutojnë Eni Dollanin.