-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘I njëjti njeri që furnizonte me naftë Millosheviçin, sot po bën lojën e Putinit’/ Xhaçka sulmon Berishën nga foltorja e Kuvendit!

Kryesoret

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e ka cilësuar lojë të Putinit, deklarata e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sipas saj nuk humb kohë të nxijë Shqipërinë.

Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, Xhaçka tha se e gjithë bota ashtu si dhe Shqipëria po përballen me krizën që po pason nga lufta në Ukrainë, ndërkohë që vetëm opozita shan, shpif dhe përbalt çdo gjë.

Sipas saj sot në Shqipëri lojën e Putin po e bën i njëjti njeri që furnizonte me naftë Millosheviçin gjatë luftës në Bosnje, në një kohë kur bota i kishte vënë embrago.

“Sot lojën e Putinit e bën i njëjti person që në kohën e luftës në Biosnjë theu embargon dhe furnizonte me naftë Millosheviçin. Shqiptarët e dinë shumë mirë se nëse tek ne çmimet janë rritur me përqind në Europë janë rritur me fish”, tha Xhaçka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit