Dilema merr fund. Moderatorja e “Përputhen” Oriela Nebiaj do të pranojë mandatin e deputetes dhe do të futet në parlament në vendin e Grida Dumës në listën e PD në Tiranë.
Nebiaj kandidoi më 25 prill dhe mori 5606 vota preferenciale. Ajo ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës.
Në listë ajo është pas Petrit Dodës, por mandatin e ligjvënësit që lë një grua e merr po një grua. Megjithatë edhe Doda do të futet në vendin e Alfred Rrushajt.