Greqia është përfshirë nga një valë protestash në Athinë, Selanik dhe disa qytete të tjera që kulmoi sot me një grevë 24 orëshe.
Shkak është kriza dhe kostoja e lartë e jetesës. Punëtorët kërkojnë rritje page për të përballuar rritjen e inflacionit.
Protesta në kryeqytetin grek përpara parlamentit ka degjeneruar në dhunë.
Janë thyer edhe xhamet e shumë bizneseve me gurë dhe sende të forta nga protestues të maskuar.
Policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe ujë duke shpërndarë turmën.