-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çau postbllokun me “Porsche”, ky është vlonjati i maskuar, dhunuar dhe i dehur

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi në mesnatë në Vlorë. Personi i arrestuar është Hasan Hasanaj, banues në Vlorë, lagja “Partizani”.

Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Porsche” ngjyrë blu pa targa, por u largua me shpejtësi.

Pas ndjekjes për rreth 15 minuta Hasanaj, që ishte edhe i maskuar u arrestua. Shpjegimi? Ai ka thënë para policisë se ishte konfliktuar me dikë në një lokal dhe për këtë arsye ishte i maskuar dhe madje kishte hequr targat e mjetit.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjet një maskë, një thikë dhe targat e automjetit. Gjatë testit të kryer për alkool ai rezultoi i dehur. Në trup kishte disa hematoma. Ai u shoqërua për ndihmë në spitalin rajonal Vlorë.

Ndalo policia! “Fast & Furious” në Vlorë/ Si u ndalua 42-vjeçari me maskë?/Emri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit