Policia e Krujës ka arrestuar dy perona pasi nën kërcënimin e armës grabitën një banesë në fshatin Brret.
Sipas njoftimi të policisë u vunë në pranga: K.G 38 vjeç dhe Xh.G 22 vjeç, të dy banues në Laç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri pushkë, kanë vjedhur në banesën e një 40-vjeçari.
Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, per veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.