-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në SHBA, demokratët drejt marrjes së Senatit

Kryesoret

Demokratët kryesojne 48-47 në garen e Senatit teksa kane fituar një shtet te diskutueshëm si Pensilvania.

Ne te njëjtën kohe ata jane përpara ne Georgia dhe Nevada dhe nese keto rezultate qendrojne deri ne fund, partia e Biden do te kete shumicën ne Senat.

Ndersa ne garen per Kongresin republikanet kryesojnë 207 me 188, duke shkuar gjithmonë e me shume prane fitores.

SENATI

Demokratet 48 vende

Republikanet 47 vende

Demokratëve u nevojiten të paktën 50 vende për të mbajtur kontrollin e Senatit me nënpresidenten Kamala Harris e cila mund t’u japë atyre votën për të bërë shumicën, ndërsa republikanët kanë nevojë për 51 vende për të fituar kontrollin.

Aktualisht nga 65 vendet në Senat të cilat sot nuk i nënshtrohen votimit, 36 vende janë të demokratëve, ndërsa 29 vende të republikanëve.

Nga 35 vende të cilat votohen sot, republikanët aktualisht janë të favorizuar për të fituar 20 vende, ndërsa demokratët janë të favorizuar për të fituar 12 vende. 3 vende vlerësohen si të papërcaktuara dhe mund të shkojnë nga njëri kandidat te tjetri gjatë numërimit.

Për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, një parti duhet të mbajë 218 nga 435 vende.

Sipas CNN Republikanët aktualisht janë të favorizuar për të fituar 216 vende, ndërsa demokratët janë të favorizuar për të fituar 199 vende. 20 vende janë ende të papërcaktuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit