Elemente nacionaliste janë shfaqur në ndeshjen e basketbollit mes ekipit Olimpiakos të Pireut dhe Partizanit të Beogradit. Kjo përballje ishte e vlefshme për Euroligën e basketbollit, teksa grekët triumfuan me rezultatin 87-58.
Te tribuna ku qëndronin tifozët, është shfaqur një baner i madh ku shkruhet “Kosova është Serbi”.
Kjo nuk është hera e parë që në ndeshjet sportive shfaqen banera nacionalistë për të përçuar mesazhe kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës.
Kujtojmë se ditëve të fundit, raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar dukshëm, e sidomos në pjesën veriore të Kosovës, ku është rrezikuar seriozisht stabiliteti si pasojë e veprimeve të serbëve. Ndërkohë të pranishëm plot 9367 tifozë që mbështetën këtë baner të shëmtuar.