-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte i dehur? Shfryn Paloka: Ramës do ia jap përgjigjen në 12 Nëntor

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Edi Paloka shprehet se nuk është e vërtetë deklarata e Kuvendit që ishte i dehur në momentin e debatit me kryeministrin Edi Rama. Kryetari i këshillit kombëtar të PD-së e cilëson dezinformim me qëllim nga Edi Rama.

Ai thotë më tej, se bashkë me Bujar Leskajn sot i dhanë Edi Ramës përgjigjen e merituar në Kuvend dhe një tjetër do ia japin shqiptarët në 12 Nëntor në shesh.

Bujar çfarë ke? Si nisi sherri, Paloka niset drejt Ramës, ndërhyn garda (VIDEO)

“E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance. Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot  e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe :

-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.

Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.

Kete pergjigje  do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.

Tapë në Kuvend? Gati përjashtimi për dy deputetët

Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…

Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!

Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ?

Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre” shkruan ai.

Tapë në kuvend? Leskaj: Vetëm Rama ishte i droguar. Paloka: Mora hakun e kolegëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit