Ditën e sotme SPAK ka mbyllur hetimet duke çuar në gjyq dosjen për inceneratorin e Elbasanit. Dosja kalon tek të pandehurit dhe më pas në seancë paraprake, kur gjyqtarja do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim apo do të kthehet për plotësim.
Kryemadhi: Dy prova të reja për inceneratorët! Rama po u jep edhe 10 mln euro
Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që në hetim janë edhe Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratorit dhe ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit.
Pasuritë e sekuestruara për dosjen
Inceneratori i Elbasanit
Apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.