Italia prej dy ditësh duket se nuk po gjen qetësi nga tronditjet sizmike.
Ditën e sotme kanë rënë dhe dy tërmete të tjerë sërish në zonën e Riminit, njëri me magnitudë 4.5 dhe tjetri me magnitudë 3.2.
Një ditë më parë u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.7, i cili u shoqërua me disa pas tërmete.
Tërmeti u ndje nga në Marche, Abruzzo, Lazio dhe Emilia Romagna dhe rajone të tjera italiane, mëngjesin e sotëm në orën 07:07.
Epiqendra, sipas raportimeve në mediat italiane ishte përgjatë bregut të Pesaros në një thellësi prej rreth 8 kilometrash.
Kontrollet e para në ndërtesa janë duke u zhvilluar, por aktualisht nuk ka shembje të mëdha apo të lënduar apo viktima.