-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet seanca për buxhetin e 2023, Rama: 2 të Foltores të dehur, 3 parti pa atdhe e 40 të shkalafitur

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me seancën maratonë për projekt buxhetin.

Ai është shprehur në lidhje me dy deputetët e PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Palokën, për të cilët kuvendi u shpreh se ishin të dehur në seancë. Rama ka treguar se tre partitë parlamentar nuk kanë reaguar për luftën kundër Putin dhe për krizën, pasi ata vetë janë financuar nga rusët.

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe,pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!” ka shkruar ai në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit