Gjykata iraniane ka dënuar me vdekje reperin Saman Yasin.
Mbi të rëndon akuza për pjesëmarrje në protestat e fundit antiqeveritare në Iran. Reperi iranian madje performoi shumë këngë në mbështetje të demonstratave.
Reperi 27-vjeçar u arrestua në fillim të tetorit në një demonstratë në Teheran. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, akuza ndaj tij është “luftë kundër Zotit”.
Që nga vendimi i gjykatës iraniane për të ekzekutuar Saman Yasin, shumë fushata nisën në internet që kërkonin ndërhyrje ndërkombëtare në rastin e reperit iranian për të anuluar dënimin me vdekje.
Një hashtag “#سامان_یاسین – Saman Yasin” u lançua gjithashtu për të mbështetur këngëtarin kurd dhe shumë të tjerë që mund të përballen me të njëjtën dënim pasi u arrestuan në protestat kundër regjimit Mullah në Iran.
Sipas mediave iraniane, të paktën 227 anëtarë të parlamentit iranian po i bëjnë thirrje Gjyqësorit të japë dënime me vdekje për të burgosurit e arrestuar gjatë protestave të fundit në vend.