Parlamenti Evropian votoi të enjten për të mbështetur hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen, ku i mundësohet lëvizja pa viza në Bashkimit Evropian.
Kroacia, shteti më i ri anëtar i BE-së, nuk është ende pjesë e zonës Shengen, së bashku me shtetet e tjera të BE-së si Rumania, Bullgaria, Qiproja dhe Irlanda (kjo e fundit ka një përjashtim fleksibël nga Marrëveshja e Shengenit).
Ekspertët dhe zyrtarët në terren pranë një kufiri kroat i treguan EURACTIV-it në vitin 2021 se ka dhunë sistematike të paligjshme kufitare dhe kundërvajtje nga policia kroate kundër njerëzve që përpiqen të kalojnë nga Bosnja.
Shqetësime të ngjashme për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe shkeljet e të drejtave të njeriut janë shfaqur vitet e fundit në vende të tjera që janë tashmë pjesë e Shengenit, si Italia, Greqia dhe Spanja.
Kroacia aplikoi për anëtarësim në BE në 2003 dhe u bashkua me bllokun në 2013, ministrat e financave të Bashkimit Evropian i dhanë Kroacisë miratimin përfundimtar për të përdorur monedhën e përbashkët euro më 1 janar 2023.