Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve në lidhje me protestën e Sali Berishës që do të mbahet këtë të shtunën që të shmangin tubimet.
Në njoftimin e saj ajo është shprehur se protesta mund të marrë rrjedh shumë shpejt dhe të ndodhin gjëra të paparashikueshme.
“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Veprimet për të ndërmarrë: Qytetarëve u kërkohet të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale për përditësime,” ka njoftuar ambasada.