Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur tejet optimist në lidhje me negociatat që do të organizohen mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij tërheqja e trupave nga Khersonit është një hap pozitivë.
Erdogan po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me perspektivat e bisedimeve midis Moskës dhe Kievit në një konferencë shtypi përpara se të nisej për një vizitë në Uzbekistan për një samit të shteteve turke.
Pas njoftimit të ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu se trupat ruse po tërhiqen nga i gjithë bregu perëndimor i lumit Dnieper, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi katër kryetarë qarku në Kherson.
Zhvillimet në rajonin e Khersonit vijnë pasi Perëndimi i kërkoi Ukrainës të marrë pjesë në bisedimet e paqes, me Rusinë që i vendosi sërish kushtet e saj.