“Bloomberg” shkruan se përpjekja e Edi Ramës për të organizuar një samit të NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë nuk pati sukses kur udhëheqësit e aleancës u takuan në Ankara.
“Sjellja e Ramës në samit shkaktoi habi tek disa udhëheqës dhe nuk arriti të ofrojë siguri, sipas njerëzve që kanë dijeni për diskutimet private” shkruan prestigjiozja.
“Presidenti amerikan herë pas here ka qenë i ashpër me udhëheqësit që nuk respektojnë etiketën e veshjes standarde të biznesit, më dëmtuesja ishte kur Volodymyr Zelenskyy i Ukrainës u shfaq në Shtëpinë e Bardhë me uniformën e tij ushtarake vitin e kaluar” theksohet më tej.
“Gjatë seancës me dyer të mbyllura, Rama shokoi disa pjesëmarrës kur iu drejtua Erdoganit me fjalën “sulltan”, sipas dy personave që ishin në sallë, me sa duket duke iu referuar me shaka imazhit të udhëheqësit turk si burrë i fortë.
Komentet i bënë disa nga të pranishmit të ndiheshin në siklet, megjithëse Rama dhe Erdogan kanë një marrëdhënie të ngushtë që daton më shumë se një dekadë dhe kanë vizituar kryeqytetet e njëri-tjetrit në shumë raste”.
Shqipëria ka premtuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për të përmbushur angazhimet e saj ndaj NATO-s dhe ka siguruar kredi për të përmbushur kërkesën minimale të shpenzimeve prej 2% të PBB-së për mbrojtje, vijon më tej shkrimi.









