Mediat italiane kanë publikuar pamjet e vrasjes së liderit të tifozëve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik” në 7 gusht 2019 në një park në Romë.
Për vrasjen është arrestuar Raul Esteban Calderon. Në video duket qartë momenti kur vrasësi afrohet në park dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend më pas largohet me shpejtësi. Ai u vra për 20 sekonda. (Kliko këtu për të parë videon).
Narkosi shqiptar Elvis Demçe
Pas vrasjes së Piscitellit, ‘narkosi’ shqiptar Elvis Demçe, i lidhur në të kaluarën me Diabolik, del në plan të parë në grindjen romake për kontrollin e shesheve të trafikut të drogës.
Demçe, në burg pikërisht për trafik të paligjshëm droge me rrethanë rënduese të metodës mafioze, u arrestua së bashku me katër të tjerë nga karabinierët e Njësisë Hetimore Ostia për plagosjen me armë zjarri të një 45-vjeçari.
Ngjarja ndodhi menjëherë pas vrasjes së Torvajanicës, më 22 tetor 2020 në Acilia.
Italia “kalb” Elvis Demçen, kërkohen 187 vite burg për organizatën e bosit shqiptar të mafies