-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Tani e kuptoj pse Putin kërkon t’ju përqafojë’/ Rama batuta me Macron në Forumin e Paqes në Paris!

Kryesoret

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në kuadër të këtij forumi, kryeministri Rama u prit nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Rama nuk ka kursyer batutat, kur i tha presidentit francez Emmanuel Macron se është shumë kurajoz që vendos një afat kohor për organizmin e një forumi të tillë dhe se tashmë e kupton se përse presidenti rus Vladimr Putin dëshiron ta përqafojë.

“Së pari zoti president ju them që jeni shumë kurajoz të vini një afat kohor e të ftoni krerë shtetesh deri nga Amerikan Latine. Ju heq kapelen. Tani e kuptoj pse Putini tenton të të përqafojë”, tha Rama.

Macron: Ky panel është mundësi  e mirë që të shkëmbejmë mendime për mënyrën si ju e shihni luftën dhe si të ndërtojmë një universalizëm më të prekshëm dhe më pak eurocentrik.Do të doja të kishim një diskutim mjaft të lirë, i njoh personalisht anëtarët e panelit, kemi një orë e 45 minuta. E vazhdojmë me Shqipërinë, falenderoj Ramën që është këtu sot për të folur, ka një sërë krerësh qeverish të rajonit që na kanë bërë nderin të jenë këtu.

Rama: Zoti president jeni shumë kuriozë, që të vendosni një kufi kohor dhe të ftoni njerëz nga Amerika Latine dhe Ballkani, ju heq kapelen, prandaj dhe Putini kërkon t’ju përqafojë. Dua që të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë nen. Por është e rëndësishme që të reagojmë ndaj tragjedive të mëdha. Kjo lidhet me idenë e komunitetit politik europian, nuk është dicka terësisht e re. Ide me rrënjë në Francë që prej shekullit 18, kur dikush mendonte për BE-në, përfshirë dhe Rusinë. Duhet punuar me Ballkanin Perëndimor. Sepse në të kundërt Kina, Rusia, Turqia do të fusin duart në rajon. Por pa to ne nuk do mund të mbijetonim gjatë pandemisë, vaksinat erdhën pikërisht nga këto vende. Kjo përforcoi idenë që Macron prezantoi dikur, që nuk na duhet të presim katastrofën për t’u bërë bashkë.

Rama nga Francë: Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë nuk do e kishim përballuar pandeminë!

Edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris do të mbledhë liderë nga mbarë bota. Po ashtu, edhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore. Ato pritet të diskutojnë eliminimin e krizave të shumëfishta globale. Duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit