Biznesmeni Ervis Martianj është zhdukur prej më shumë se tre muajsh pa asnjë gjurmë. “Peshorja” e policisë anon më shumë nga vrasja, por nuk ka asnjë provë konkrete në dorë edhe pse nuk e përjashton faktin që mund të jetë gjithçka inskenim.
FOTO/ E kishte fiksim, ky është bosi i madh që kopjoi Ervis Martinaj dhe fundi i hidhur
Biznesmenin nuk e kërkon vetëm policia por edhe armiqtë. Megjithatë jo të gjithë e konsideronin armik “mbretin” e basteve.
Në zonën e Fushë-Kuqes, që njihej edhe si vendi më i sigurt ku Martinaj strehohej dhe të afërmit, shpesh, e kanë quajtur edhe kështjella e familjes Martinaj ai gëzonte respektin e një pjese të banorëve. Por cilat ishin arsyet?
Në 23 Tetor të vitit 2013, fill pas nisjes së aksionit “Fundi i Marrëzisë” bosi i kazinove Elvis Doçi do të ekzekutohej në një atentat mafioz pranë “Komunës së Parisit”.
Ngjarja, nuk ishte nga ato të zakonshmet. Viktimë mbeti një prej miqve më të afërt të ministrit të Brendshëm të kohës Saimir Tahiri, njeriut që udhëhoqi aksionin “Fundi i Marrëzisë”.
Doçi i kishte shitur plot 400 makineta të lojërave të fatit Ervis Martinajt, një personazh që kishte nisur të bënte emër për lidhjet e forta.
Por, Martinaj ishte ndër të parët që u godit nga aksioni “Fundi i Marrëzisë” pasi 400 makinetat që bleu iu sekuestruan. Ai dyshonte se viktima, Elvis Doçi, kishte dijeni për këtë operacion ndaj edhe ia shiti makinetat.
E ndërsa 400 makineta të lojërave të fatit i sekuestroi policia, pjesën më të madhe të televizorëve që kishte në pikat e llotove të sportit që u mbyllën, ai mësohet se i shpërndau falas në zonën ku jetonte në Fushë-Kuqe.