-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujdes me dokumentet kur blini prona! Lame: Ja si ti dalloni letrat false

Kryesoret

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka treguar për qytetarët sesi të verifikojnë nëse një dokument pronësie është fallco apo jo.

Ai ka këshilluar qytetarët që të shkojnë tek noteri apo te një avokat i besuar sepse ata janë personat përgjegjës për këtë procedurë. Lame ka shpjeguar se ka disa elementë sigurie në certifikatën origjinale që fillojnë nga kodi QR që mund të skanohet qoftë nga qytetari, qoftë nga noteri për tu verifikuar, i cili të çon menjëherë në dokumentin origjinal, ka firmën e drejtorit dhe element të tjerë.

“Gjej rastin që ti bëj thirrje qytetarëve të ndershëm që të tregojnë kujdes kur blejnë prona, apo kryejnë veprime me pronat e tyre.

Jo çdo copë letre që merrni në dorë nga lloj lloj xhambazësh është certifikatë pronësie.

Në të gjitha rastet kur duhet të bëni veprimet të tilla me pronën tuaj drejtohuni avokatit të besuar, noterit tuaj të besuar sepse ata janë personat që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe kanë mundësi të verifikojnë çdo lloj dokumentacioni dhe mbi të gjitha aplikoni pranë zyrave të Kadastrës për të kërkuar informacion paraprak për veprimet që doni të bëni me pronën sepse informacioni që merrni nga ne është më i sigurti,” ka shpjeguar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit