-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me qindra qytetarë nisen nga rrethet për protestën e Berishës, deputeti: Kjo do të jetë më e madhja

Kryesoret

Kryetari i Degës së PD-së në Fier ka ndarë një foto pak orë para se të nisë protesta e parashikuar si më e madhja nga opozita.

Baçi ka paralajmëruar se protesta do të mbahen paralelisht dhe nëpër rrethe.

“Pritet të jetë më e madhja, kjo është falë zemërimit popullor, mllefit që kanë për këtë qeveri dhe vërtetë sot do të shihni një protestë të fuqishme ku mbarë qytetarët do ti tregojnë kësaj mazhorance se janë minorancë.

Këto protesta, ecin paralel me primaret, nga ku pritet të dalin kandidatët zyrtar për zgjedhjet e 14 majit”, tha ai.

Deputeti ka treguar se protesta do të jetë paqësore dhe me pjesëmarrje të gjerë.

Mësohet se me qindra qytetarë do të mbërrijnë në kryeqytet nga Korça, Fieri, Kukësi, Berati, Skrapari dhe Poliçani. Kështu pritet që nga Berati të nisen drejt Tiranës rreth 1400 qytetarë, Kuçova 350, Skrapari 120, Poliçani 220. Nisja do të bëhet rreth orës 12:30-13:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit