-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia falënderon protestuesit: Treguat qytetari

Kryesoret

Policia e Tiranës falënderoi qytetarët sipas saj për qytetarinë e treguar gjatë tubimit mbrëmjen e sotme përballë Kryeministrisë.

Policia sqaroi edhe shoqërimin e një protestuesi. Sipas bluve protestuesi që u shoqërua mbrëmjen e sotme në fund të tubimit të opozitës është 25-vjeç nga Lushnja.

Policia thotë se i riu lëvizte me një thikë në dorë dhe rezulton person me probleme të shëndetit mendor.

“Kemi konstatuar një shtetas që mbante në dorë një mjet prerës dhe kryente lëvizje të pakontrolluara. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me profesionalizëm për të parandaluar çdo veprim të këtij personi, i cili mund të cënonte jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë që ishin në shërbim për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit përsa i përket rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar shtetasin J. Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor.

Sqarojmë se përveç këtij shtetasi nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme përsa i përket rendit dhe sigurisë publike.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për qytetarinë e treguar gjatë tubimit dhe i garanton ata se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve” mbyllet njoftimi.

Policia: Protestuesi që shoqëruam është i çmendur, kishte thikë në dorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit